E bukur jeta – Besnik Memelli
E BUKUR JETA
Përpiqesh gjithë jetën me shpresë
të bëj këtë, të bëj atë e ku di unë,
robëtohesh, lufton të rosh më mirë
së fundmi, arin pak nga më shumë.
Në pamje rruga jetës duket e gjatë
po është vërtet shumë e shkurtër,
punon të bëhesh dikush ditë e natë
sa je i ri dhe kur ti bëhesh i vjetër.
E bukur jeta, po aq dhe e vështirë
kur je i ri ke pretendime të mëdhaja,
shpesh buzëqeshjen ta le të ngrirë
dhe të duket e kotë e gjithë dynjaja.
Luftë e madhe bëhet për egzistencë
sa vjen e vështirësohet mbijetesa,
mplakesh vdekja të duket prezencë
brënda teje frymon, gjallon shpresa.
E bukur jeta, duhet të dish ta jetosh
ndoshta janë të panumurta dëshirat,
por s’mundet të gjitha ti realizosh
se brënda saj ka të ligat e të mirat.
E bukur jeta, kur me të mira të josh
kur fati të mposht bëhet e vështirë,
duhet forcë e madhe ta përballosh
që ta kthesh sa më shpejt për mirë.
E bukur jeta, kur buzëqesh lumturia
më bukur do ish, mos ishte varfëria,
do ishte mirë, të zotëronte mirësia
sa bukur të komandonte drejtësia.
Besnik Memelli
20.05.2020