Dashuri e marrë – Zoica Gjolla Popi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DASHURI E MARRË
Folmë,
sonte me mua…
në hënën plotëshënuar…!
A e di që dashuria është
e gjallë,
e pavdekshme,
e marrë?
Bëmë, të çelem si gonxhe
petalembyllur, vesepikuar!
Tërhiqmë…!
Si të shpresoj pa u puthur,
si të puthem e pa shpresë?
E pakapshmja, në emocione
perleshumta vjen…
Pa imitim,
pa limit…
Eh…
Të tretëmbetur,
ajër u bëfshin!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com