August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Gëzuar

Ashpërsisë,kujtimeve
fortunës së mallit.
Jetës së kaluar rinore
ruajtur në arkivat e kohës.

Ngritjeve dhe rënjeve
pengesave të mëdha
rrugës së ecur pa dashje
pritjeve pa mbarim.

Zemrës së pa plotësuar
shpirtit të thyer
dashurisë së pa përfunduar
kohës së ecur shpejt.

Humbjeve të pësuara
ofshamave,klithjeve të pa ndalura
për mallin e të dashurve të mi
nostalgjinë që kisha për ta.

Smundjes,shëndetit
sfidave të çelikta
qëndrimit të pa lëkundur
mos dorëzimit asnjë herë.

Prindërve të ndjer
familjes së shenjët
kujtimeve që kanë ngel
ruajtur dhe kultivuar me nder.

Për ëndërrat e pa realizuara
dëshirat e lëna në gjysmë
apetitin e pa ngopur
jetën në kalendarin historik.

Kujtimeve në kronologjinë
e ndodhjes së tyre
provës më të madhe të quajtur jetë
ngjarjeve të vendosura në kujtesë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com