Udhëtim në pranverë – Imri Demisai
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
U DH Ë T I M N Ë
P R A N V E R Ë 🌅
Një udhëtim para shumë vitesh,
ma ndezi sot shkëndijën e mallit;
ende të shoh te kalaja si ngjitesh,
si ta shpalos era balluken e ballit.
Ai udhëtim me shoqet e shokët,
mbeti për ne një kujtim i bukur;
nuk t´i harroj sytë edhe flokët,
as hapin tënd të lehtë si flutur.
Kur u ngjite lart e dole në beden,
me botën në pëllëmbë të dorës;
sa yje i shpërndave mbi Prizren,
me lulet e majit si fjollat e borës.
Sa e ëmbël ishte jeta në studime,
ndonëse kalonim kohë të vështira;
në zemrën time për ty shoqja ime,
janë skalitur mbresat më të mira.
*[idem@isai]
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com