Bir… – Suzana Alimani
BIR…
Oh bir,
ti je i vogel
dhe s’di c’eshte dashuria
as c’eshte nenshtrimi
ne luftera pa arme.
Nuk di c’do te thote
i mposhtur nga veshtrimi,
c’do te thote
fitore nen nje sharm.
Oh bir,
ti s’di c’eshte arome e gjakut
kur jeta lind
e del nga kurmi yt,
kur Uni vdes
e lind me ty kerthi,
e mos gjuko sa luftera kam luftuar,
por lutu bir
qe te fitosh dhe ti.
Ne sheh ne mua percartje,
lote trishtimi,
ti mos u tremb
ne humbsha ne beteje
ca kuaj te pabindur
e ca ushtare haroshe.
Gezohu bir,
betejes s’u terhoqa
e lutu bir
qe ti vec te fitosh.
Mos iu mburr kalit, bir
e as shkelqimit te shpates
por bindju Zotit,
pas Tij hapin ta ndjesh
sa beteja lindin e vdesin brenda teje
nen Hirin bir, fitoren vec do t’kesh
#suzanaalimani