Pse kullon, moj Labëriiii…? – Natasha Limaj
PSE KULLON MOJ LABËRI?!..
Maj’e Çikës ,pse po nxin ?…
Pse kullon ,moj Labëriiii ?…
Ç’gjëm’ e madhe të ka gjetur ,
Që ia thërret me oiiii ?!…
Po Kauri ,pse ka ngrirë ?!…
Gurgullima ,pse pushon ?…
O, ti moj nënokja Labe,
Gjith’ky vaj , pse po gjëmon?…
Më dëgjooooni,malee,lugjeee!
Më dëgjoniii,gurëëeë e drurëëë…
Edhe ti njeri ,që pyet ,
Si ky helm ,mos ndjefshi kurrë!…
Pikëllima der’në palcë
Zemra thela , më është ndarë,
Se sot këngën e ndaloi
Biri im, birbil gjyzar…
Birbili me shtatë zëra
Valle ,këngë polifonie ,
Çdo vibrato , këtij zëri
Gurgullimë Labërie .
Kënaqe gjith Shqipërinë
Të pandare ” Geg’e Toskë”,
Kapërxen përtej kufijtë
Birbilon dhe në Europë
“Cili je ti more burrë ”
Tundi botën anembanë,
Perlë, ishe në mes valles
Kur thërrisje ” a-pa-pa-në ”
S’të kisha’ veç këngëtar
As ,veç për valle të rëndë,
Por, dhe burrë mendjeshumë
Që të zinte fjala vendë .
Se ‘ mbi ty , unë kisha derdhur
Gjith trokëllimat e mia,
Dhe krahina të vë emër
Çelolesko Labëria .
O, Arap ,birbil gjyzar!…
Vërtetë ike fluturove ,
Por , Iso – polifoninë
Ti, në art e përjetësove .
Dhe hidhërimi më zbutet
Prap ,zërin do t’a dëgjoj,
Në mes Çikës ,Bogonicës
Si furtun’do të jehoi .
Se ti vet diamant mbete,
Në Iso – Polifonie ,
O , i rralli ,zë brilant
Gur i çmuar Labërie!…
Shpirti yt u rehatua
Në lukthin e Labërisë,
O pishtar,o udhërrëfyes,
Për brezat e ardhmërisë!…
Në nderim të artistit të rrallë të Labërisë, Arap Celoleskaj
Natasha Limaj ( Fejzaj ) 7 . 1 . 2013 .