Meditim – Enver Reka
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MEDITIM
Poezin e kam meditim,
dallon vetëm se frym’ nuk merr,
i vdekur i shtrir jam .
Vash e lagur
mbi mua derdhet,
e tëra me lotë
të mbushur, në vazon e poqarit
e më hudh në shtat’ dete ,
që t’më ngrej ,
ta bëj t’lumtur,
ti prek shtat’qiej .
Poezin meditim e kam .
Nuk marr frym’,
ti mbi mua je,
më mbulon me afshin tënd,
si toka mëngjesëve t’marsit
me të bardhën brym’.
Meditim e kam poezinë,
vetëm se dashuria jote
më vdes,
se po …
njejt’ sy mbyll’ jam
dhe qëndroj i shtrir’.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com