August 7, 2024

Ndjenjë – Dhimitri Jani Kokaveshi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NDJENJË.

Μe verën e ngatërova
gotës
kur zbrazja, ç’do deshirë…!
Dhe një mundim
i turbulluar mendimit
të heshtur
të mohimeve, pijes
së verës
egzekutoj derdhjet…?!
Si dridhje
ndjenjash i kapërceja
joshjeve!
I ktheva me fund
dëshirat
më devijonin, afrimitetit
buzëngjeshur
e ndjeva, buzëve më la
shijen e saj
intime prej gotës aty
ku buzët e saj
i afroi, pa ndrydhje
dëshirash dhe
hukatjesh në përqafime
çliroheshin mbi
buzët e gotës rrethuar
ndjeva…!
Të përplaseshin, ndjesive gjeti!
Tejkalimet
e joshjeve kulluar dialogut
të heshtur
në pushtim dehjesh na
ngrohin…!
Vetmitë, e shuara mbi
shpresat
në mushtin e trupit të saj
gjeti…!
Dhimbjet, ja mohoj.
Dhjk ©10-11-2013

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com