Verë e virusuar – Avni Skenderaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
VERË e VIRUSUAR
Vera e sivjetme,
Pa diell,
Pa aromë lulesh,
Pa cicërima zogjësh,
Pa zhuzhu gjinkallash,
Pa bilbila,
Pa dallandyshe,
Verë ndryshe.
Vera e sivjetme,
Pa rërën që djeg,
Pa bikini në plazh,
Pa gjinj të shfrenuar,
Pa muzikë në mesnatë,
Pa ditë përvëluese,
Pa yje e hënë,
Verë për tu harruar,
Verë e virusuar.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com