Ç’të të them e ç’të më thuash – Zihni Ndregjoni
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ç’TË TË THEM E Ç’TË MË THUASH…!!
Nuk jemi unë e ti ,t’këqinjtë.
Por,na mbytën ditë zinjtë.!
S’jemi ne pengesëtarët.
Por,na zënë dritën zuzarët.!
Pa më thuaj ti vëlla.
Shpirti ynë , më shumë a mba.?
Po sa shumë ,n’ një jetë hoqëm.
Dhe na zhdepën,dhe na ropën.!
Tregomë drejt mos m’gënje.
Copë kockat a i ke.?
Qejf more ,qejf tamam.
A ke bërë njëher ,aman.?
Ç’të të them e ç’të më thuash.
Ne e hëngrëm ,ç’patëm për të ngrënë.!
Unë e ti ,tani të qajmë.
Do ta hanë dhe ç’pas të lëmë…!?
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com