August 9, 2024

Bir shqiptarie – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

*** *** *** *** ***

BIR SHQIPTARIE

Në nderim të gjithë krijuesve që i kanë kënduar
dhimbjeve të Kombit tonë

“Jam dhe unë nga Çamëria
Jam dhe unë nga Preveza
Në gjoksin tim, rrënjë dhimbja
Por më e fort’ Qëndresa”

“Jam dhe unë nip Çamërie”
Mbeta thjesht mrekulluar
Ndoshta jam në ëndërr? !
Ndoshta keq kam dëgjuar.

“Nëna ime fis Çami
E njoh mirë at’ tragjedi”
Në çdo trevë shqiptari
Njohu zjarr, padrejtësi.

N’ shekuj patën t’njëjtin fat
Vrarë, larguar pa mëshirë
Miq s’patëm, lënë në balt’
Nga harta, na donin fshirë.

Shumë poet atdhetarë
Kënduar tonës dhimbje
Fjala e kthjelltë qelibar
Nderojn’ gjakun,rrënj’ lirie

Nga legjendarja Kosovë
Medvegjë, Plavë, Guci
Iliriadë e Mal të Zi
Ku ndjehen Kuq e Zi

Nuk më shpërbëu dje as sot
Me djallëzi greku, shkjau
Nuk e ndal as unë luftën
Se më flet në shekuj gjaku

Të gjith’ patëm t’njëjtin fat
Vrarë, prerë e coptuar
Koha s’pret, Kombi përtrirë
Jo më veç! Të bashkuar!

Poezi nga permbledhja me poezi
“Lule mbi thinja “

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com