Heshtja e thyer – Zymer H. Haliti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
HESHTJA E THYER
Mesnata kalon nëpër telat e territ
e hëna gjysmërreth shikon dritarën
nesër do të jem mes rërës e diellit
ecë drejt detit duke kërkuar oazën.
Një zog nga një degë molle cicëron
është ardhë pranvera,por pak vonë
lulet kudo shihen, dielli lart ndriçon
zgjohu poet shih botën si vepron…
Heshtja u thye nga era e fortë stuhi
për një çast ai zogu ndali cicërimën
thonë se këtë vit do t’ bie shumë shi
njerëzit e lodhur kërkojnë qetësinë…
Heshtja e thyer troket në ndërgjegje
njerëz në vend të urrejtjës dashuroni
n’këtë botë gjithë kemi një copëz jete
andaj, me nderë e respekt JETONI…!
Zymer H.Haliti
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com