August 10, 2024

Ç’do të ishte… – Rifat Ismaili

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ç’ DO TË ISHTE…

Ç, do të ishte qielli pa diellin dhe yjet
Toka çdo kish qenë pa detet e lumenjtë
Shtëpitë do ishin shtëpi pa dritaret e dyert
Kopshtet pa degët e drurëve të mëdhenj?

Ç’ do ishte poezia pa muzën dhe metaforat
Poeti pa ëndrrat e tij për liri
Ushtritë e hershme pa heshtat dhe mburojat
Dhe mbreti pa mbretëri…

Ç’ do isha unë pa ty, grua
Pa zërin e butë që më flet në vesh
Je perëndeshë e bën ç’ të duash me mua
Mes syve të tu më ngjall e prapë më vdes!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com