Pa ty – Fadil Abazi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PA TY
-Nënës sime
Pa Ty
Jam si piktura pa ngjyra
dhe
I ngjaj natyrës se vdekur n’kornizê
Pa Ty
Jam si Shisha e zbrazët n’ tavernën e braktisur
dhe
I ngjaj eremitit që thurr vetminë
Pa Ty
Jam si nje diademë mbretrore që fundoset
dhe
I ngjaj Kujtimit të harruar n’hije të kullës
Pa ty
Jam valë deti që perplaset në bedena
dhe
I ngjaj njê nate të errët të fjetur e t’lagun n’shi..
Pa ty
Jam si nata pa hanë si Dita pa diell
Dhe
I ngjaj zogut vetmitar që fluturon n’qiell
Fadil ABAZI
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com