Mendjendriturit (Me rastin e ditëlindjes së Naim Frasherit) – Lumni Nimani
Mendjendriturit
(Me rastin e ditëlindjes së Naim Frasherit)
O Naim! Na je i dashur sa më s’ka!
Na je bylbyl, na je mësues, na je baba…
Mendjendritur, zemërbardhë i njerëzisë
Atdhetar, penëartë, nder i Shqipërisë!
Gjuhën shqipe lart e ngrite n’piedestal.
Me fjalën tuaj të kthjelltë si loti, si kristal.
Si qiriri për Komb u shkrive, natë e ditë.
Që të njohim njëri – tjetrin, për pakëz dritë.
Skënderbeun në Histori e lavdërove.
Tradhtarët e pa besë i mallkove.
Lulet e Verës si dhe Bagëti e Bujqësia,
i bekove në gjuhë që fliste dhe Perëndia.
Vargu juaj i qëndisur me ar i praruar,
është thesar nga Zoti i Madh i bekuar.
T’lumtë ne që shijojmë këta margaritarë.
Emri juaj do të rroj, sa t’ket shqiptarë!
Lumni Nimani
25. 05. 2020
Gjermani