Te pershendes jete – Maksi Luci
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Te pershendes jete
Ne perendime te perflakura
Ne petale lulesh
Qe shperthejne ne epsh
Pranverash qe vijne
Me zhurme bletesh
Me krahet plot nektar
Te pershendes jete
Me duar gjyshesh
Te rreshkura trup mpakura
Qe perqafojne dhimshem
Kur kthehesh lodhur mbremjesh..
Puthur faqet mbushur
Lot kurbetesh
Te pershendes jete
Me mall nene
Qe nuk ben gjume
E ai mall i gurgullon lume
Te pershendes jete me mall
Per ate fshatin tim
Aty mes malesh
Kujtimi im aty gjen sherim…
M.L
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com