Regëtime – Rudina Muharremi Beja
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
REGËTIME…!
Bregut të vetmisë
tek ëndrrave përbumbej mes vajit e gëzimit
e flokët ngatërroheshin me grimca rëre,
shkërmoqte petalet e një trëndafili.
Regëtima e hovshme e një mendimi të praruar vështrimin ia rrëzoi përtokë,
buzët ia ndezi si zymbylit me vesë mjalti,
e sytë shkëlqyen si perla të lagura,
nën një vell loti.
Trazuar sëmbimit asaj shkulmdëshire,
lidhi nyjë mendimet treguesin vu mbi buzë…,
Gjoksin mbështolli si ndrizat djepin.
Kështu perëndimeve,
kur ëndrra të bymehej,
rrethujza s’do përmbytej regëtimave
Mbylli sytë dhe pa detin…!
1/02/2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com