Të verdhën e mbante Hëna – Shefik Surdulli
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Të verdhën e mbante hëna
Me njërën dorë
mbaja ëndrrën,
me tjetrën
doja t’ia rrëfeja
dhe ta pikturoja
krejt të bukurën e saj,
ashtu si e pashë.
Mungonte e bardha për vellon
Të verdhën po e mbante hëna.
U ktheva sërish
por nuk e gjeta aty ku e lash.
Veçse e bukur ishte
Këtë ngjyrë e mbajta mend…
Shefik Surdulli, Gjilan
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com