Ne hijen e kaktusit – Xhevdet Bajraj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Në ditëlindjen e NAIMIT:
NË HIJEN E KAKTUSIT
Mariaçët këndojnë në rrugë
një këngë ku vdisej nga dashuria
Kosova si hënë e përgjakur
shndrit në kujtimet e mia
Fusha të gjëra me lule mbi varre
lisa të gjatë të pullazeve të djegura
normalisht
vjell liria Naim
në këngën tënde
Dhembja ime është dritare e amshueshme
që hedh shikimin mbi pranverën e përgjakur
pa dallëndyshe pa dashuri pa …
me varreza masive
në këngë time
Në hijen e kaktusit meksikan
me hajmali indiane në qafë
ushqej zogun e pranverës kosovare
me thërrimet e bukës shqiptare
“Ca kokrra rrushi të Rahovecit”, Shtëpia Botuese Armagedoni, 2019
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com