August 3, 2024

Sonte po sodis – Astrit Bulla

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SONTE PO SODIS

Sonte po sodis petalet e trëndafilit,
ulur në taracë, pranë jush veten gjej,
po pres në mëngjes këngën e bilbilit,
mirëmëngjesin tuaj me dashuri t’ua kthej…

Edhe pse mbyllur brenda, izolim total,
dalim fytyrëmaska, si filma horror,
pranë jush ndjehem i ri, ndjehem djalë,
xhaketën e moshës unë e vesh me zor…

Sonte në taracë po pi një cigare,
bisedoj me JU dhe muzikë dëgjoj,
hitet e kaluara i ndjej afër fare,
i ri jam në shpirt, si JU jam njësoj….

Ne jemi ai brezi i asaj diktaturës,
ajo nuk na donte, nuk e donim ne ,
jemi brezi i dijes, brezi i kulturës,
krenaria ime… Mbetëm njësoj si dje…

Sonte në taracë po pi një cigare,
sodis trëndafiin që laget me vesë,
po më shoqëron edhe hëna krenare,
sapo të agojë do ju them mirëmëngjes..

TITI….

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com