Dashuria mbi kale! – Rustem Mati
Dashuria mbi kale!
@@@@@@@@@@
I urti I mbi tokes Kali,
Eshte mbret I miresise
Ushqehet me bare mali,
Njihet qenie e dashur e njerzise.
Mban peshen siper ngarkuar,
Dajaku nga pas ,ate e godet.
Perendia ate e ka bekuar,
Goditja ndaj tij ,te vret.
Vajzat kurorzoheshin mbi kale,
Aty ishte kufiri,I ndarjes vajzerise.
Mbi samar, hovi qiellor ishte ndal.
Per ta ishte fundi I rinise.
Ai mbante super,dashurin e virgjerise,
Ku burri e zbriste ne krah ngadale.
Trupin e sillte ,si kokrra e qershise,
Skuqur mbi carcaf te bardhe.
Zgjidheshin mes te bukurave ne jete,
Shpirterat frymonin pavdeksi.
Ajo ishte dashuri e vertete,
Ne gjume te moshuarve,kujtohet gjithnji.
Vitet sillnin oborret plot,
Lulzonte femija nga hera.
Sot jeta na eshte kthyer e kota.
As lulet ,nuk I cel ne rregull pranvera.
Do doja te kisha nje dashuri,
Ku Kali te ishte kurorzues.
Ne pyje ,te jetonim gjithnji
Me nji kale ,te vetem shoqerues.
Le te beheshim ,mbreterit e pyllit,
Kengen tone ,ta nigjonin Zanat.
Binim neper skutat e pyllit,
Dashuria te derdhej tek shtamat.
Gjarprijt te vallzonin mbi kraharor,
Dehur me trumez te eger.
Varri atje ,te na behej kurore,
Poshte kokes ,te rrinte tjegull.
Ne maja te ishte lumturimi malore,
I nje dashurie ,hipur mbi kale.
Shtatet le te na mbuloheshin me bore,
Jeta me bukur ,bahet ne mal.
Rustem Beshku(Mati)
Durres 29/05/2020