Dashuri e ka emrin! – Xhuljeta Ferraj
DASHURI E KA EMRIN!
………………
Tik tok bëri zemra,
Gati sa nuk ndali,
Goja u bë memece,
Kur ajo tek unë erdhi.
Si zonjë e madhe ,
Gjeti vend tek mua,
Mysafire e pa ftuar,
Në zemër u rehatua.
Më la pa gjumë,
Qepallat mi lagu,
Më pushtoj malli,
Më dogji si vullkani.
Më shoqëron kudo,
Si hije nga mbrapa,
Grindem me të,
E pastaj bëj paqe.
Ndonjëherë ja mbyll derën,
Pastaj më mungon ,
Prap e përqafoj,
Nga zemra se lëshoj.
Kur më bezdis,
Dua t’a largoj,
Oksigjen është ajo,
Pa të nuk jetoj dot.
E kërkova gabimisht,
Në zemrat hipokrite,
Ajo ishte fshehur,
Tek një shpirt i bukur.
Më bëri të lumtur,
Nuk e lë më të shkoj,
“DASHURI”e ka emrin.
Ajo jetën ma ndryshoj.
………………………………………………………
Autorja-Xhuljeta Ferraj.29/05/2020