August 6, 2024

Ku thuhet, se ka shqipni – Rami Kamberi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KU THUHET, SE KA SHIPNI…

E frikshme është nata

N’këtë truall, ku me vdekje, jeta ka liri

Ëndrrën ta pret shpata

N’kryje t’parisë, ku thuhet se ka Shipni

Dita të qanë, me lotët e pikëluar, me gjak

Nata të vret, me hijen e tradhtisë si tradhtar

Drita e djersëve, nën udhë terse të përflak

Nëna e vetmuar mbi varr, t’qanë si shqiptar

Dridhen themele t’kullës, si kokat nën lak

Ndër breza, kujtohesh, si i marrë e si qyqar

E frikshme është nata

N’këtë truall, po s’u pikturove n’tradhti

Ëndrrën ta pret shpata

N’kryje t’parisë, ku thuhet, se ka Shipni

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com