Deri kur – Evdal Mehmeti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Deri kur
Do jemi të përgjumur
do të flasim për ditë
së do të bëjm asgjë
në fund fajin do ta lëm jetim.
Shumë zhurmë
asnjë punë
pse veprat na mungojnë
këtë askush se kupton.
Të ndarë e përçarë
grupe e tabore
tuj vajtu në rruges qore
duke fol në foltore.
Dakordohemi për ndryshim
asnjë hap se bëjm në këtë drejtim
rrimë ulur këmbë e kryq
realitetit i bëjm bishtë.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com