August 7, 2024

Segment jete – Seti Pezaku Vladi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SEGMENT JETE

Nëpër stinët e ndezura zjarresh,
Si dy re të bardha në qiell
Bashkë udhëtuam.
Dimrave të thinjur
Me topa bore luanim,
Pranverave u merrnim trëndafilat në olimpe,
Vishnim yjet e kaltërsisë verore,
Laheshim në dallgët e floririt të vjeshtës.

Dua t’i mbush fushat përsëri me dëborë
Të më kujtohet loja me topa,
Dua trëndafila të mbjellë në kopshtie
Të kujtoj magjinë nën hënë dhe yje,
Dua të derdhem në bronzin e rrezeve
Të kujtoj kështjellat në brigjet e valëve,
Dua vjeshtën me llavë perëndimesh
Të kujtoj këngët që digjeshin me mollët.

Të gjitha i dua prej shpirtit të bardhë
Nga një zemër e dashuruar!

@seti pezaku vladi
27/04/2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com