Me ty, poezi… – Zymer Mehani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Me ty, poezi…
Me ty poezi
Ushqej vuajtje e lotë
I afroj largësitë
Kudo nëpër botë
Rrugët i shkurtoj
Që mbarim nuk kanë
Zemrat i shëroj
Në pikllim që janë
Dhe puthjeve u këndoj
Që i pata dhuratë
I këndoj dhe hënës
Që ndrin nëpër natë
I ftoj largësitë
Që të më afrohen
Dhe zemrat i lus
Të mos zemërohen
Dhe humbjeve u këndoj
N’fitore t’ shndërrohen
Dhe buzëve të ngrohta
Që kurrë të mos ftohen
Zëri im buçet
Si vullkan nga lava:
-Si shpatë me dy tehe
Po të vritka fjala!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com