Miqësia ime – Ymrije Beqiri
MIQËSIA IME
Nga YMRIJE BEQIRI
Moj e mira Tiranë
Të shtrenjtat motrat e mija
Jeni t’bukura porsi hana
Ju përshëndes nga Vushtrria.
Unë n’Vushtrri, ju në Tiranë
Ndar na la dhe ky virus
Kam shumë mall më j’u taku
Fort të ju përqafoj më mallë
Nga takimi ynë i parë
Shoqëria është forcu
Por tash emri margaritar
N’motra ne jemi shëndrru.
Moj mike dhe ju miq
Bukur hytë në zemrën time
Ndaj dhe malli për ju më djeg
Mbyllur mureve të shpisë sime!
Një premtim u kisha dhënë
Do u vija për t’ju parë
Por virusi portat zënë
E na la neve të ndarë.
Por të ndarë veç fizikisht
Ndryshe bashkë jemi përherë
Do largohet dhe ky trishtim
Do takohemi si atëherë…
Do merremi me përurime
Do të thurim dhe poezi
Si motra do bëjmë takime
Të largojmë t’gjitha mërzitë!
Ymrije Beqiri