Mirë se vjen, dashuri – Rifat Ismaili
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MIRË SE VJEN, DASHURI
Mirë se vjen, dashuri
Në shpirtin tim papritur
Unë do jem aq i pafajshëm
Sa një shenjtor i ndritur.
Në zemër ty do të të mbaj
Si një diamant i fshehtë.
Që netëve zgjohet dhe më jep
Një përqafim të nxehtë.
Në gji do fsheh nxehtësinë
Me yje do rend nëpër natë
Të ndezur ta mbaj dashurinë
Në shpirt sa më gjatë…
Në sy bukurinë do mbyll
Ta kem ndër ëndërrime
Si kaprolle e dehur në pyll
Të rrahë kjo zemra ime!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com