August 18, 2024

Të ndryshëm – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të ndryshëm

Midis trëndafilave jam, u admiroj bukurinë
Më tërheqin me ngjyrën, te fortën, freskinë
Petalet delikate, shkëlqejn’, mirënjohës Diellit
Përshëndetje mëngjesit, darkës drejtuar qiellit.

Lulëzojnë dy lloje trëndafilash në kopshtin tim
Njëri që njeh të vetmin lulëzim, nuk ka më kthim
Tjetri sa rrëzon lulet e vyshkura, rikthehet në fillim.
Krijuesi i Gjithësisë, çdo gjë të përkryer …dhe lejim

Në dilemë gjendem shpesh, kujt t’i jap përparsi
Atij, që me arom’ na mbulon, a këtij që çel gjithnji?
Trëndafili i parë si zemra që takon një herë dashurinë
I dyti si udhëtimi i pafund për të gjetur lumturinë.

Të lë aromdhuruesin, pranverën s’e shijoj jo gjatë
Ndërsa tjetri ngjyrat, bukurinë më fal plot, pa masë
Në jetë, jo gjithcka do ta gëzosh, e ke për pjesë
Lumturoju çka fati të dha, ç’krijoi e jotja djersë

ATIJ që i krijoi i falem, mirënjohëse i jam pa kufi
I them vetes: ” Adhuro, jeto njerëzishëm, O NJERI!
Ç’gjete, ç’grumbullove të gjitha jonë pa gojë
Veç fjala e mirë dhe ndihma kujdo që ka nevojë

Poezi nga permbledhja
“Lule mbi thinja”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com