Ti moj zonjë e madhe – Xhuljeta Ferraj
TI MOJ ZONJË E MADHE!
………………………………….
Ti moj zonjë e madhe,
Drogmenja e qytetit ,
Dikur nëpër lokale,
Sot ha fara kungulli.
Ti moj zonjë e madhe,
Me unaza shumë,
As burrë nuk martove,
Nga borxhet e shumtë.
Ti moj zonjë e madhe,
Një metër mbi taka,
Kërceje maj shkopit,
Sot hiqesh shenjtore.
Ti moj zonjë e madhe,
Me makina lluksoze,
Dikur me profumë “Guçi”
Sot “limonin’ na hodhe.
Ti moj zonjë e madhe,
Me buzë të kuqe,
Sa varrose shokun,
Zin me tjetrin prishe.
Ti moj zonjë e madhe,
Gojë gjarpërushe,
Lotë krokodili,
Shtatzanë vejushe,
Ti moj zonjë e madhe,
Me hundën përpjet,
Zbrit nga ret e qiellit,
Mendje lehtë si pënd.
Ti moj zonjë e madhe,
Mëso ç’është djersa e ballit,
Toka rrotullohet,
Rreth djellit,edhe fatit.
……………………………………………………
AUTORJA-XHULJETA-FERRAJ.2/05/2020