August 3, 2024

Kosovë Kala e Fort – Evdal Mehmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kosovë Kala e Fort

Armiqët të janë vërsul
nga të gjitha anët
një herë Romaku,
pastaj Bizanti.
Erdhi Turku
pesqindë vjetë të ndejti
me kërbaç mbi kokë
dhe në fund Sllavi
u betu me sundu mbi ty
sa të ekzistojë kjo botë.

Fusha të mbushura me gjak
male të rrafshuara me tokë
ku do Shqiptarë duke u kallë
të varur në hunjë
të prere me thikë në fyt
tokë e djegur bërë hi.

Banorët tu
Pellazgët,Ilirët,Dardanët
të bërë copë-copë
të shpërndarë ku do
masakruar mizorisht
kështu armiqët
mbi ty bën gjemocid.

Të gjitha i përjetove
ti prapë mbete
kala e fortë mbi tokë
e pa lëkundur
e pa zhdukur
këtë edhe armiqët e tu e pranojnë.

Veç një i madhi zot
mund të të zhduk
çdo armiq që të vërsulet
betejen me ty e humb
je kala e fortë
e tillë do mbetesh përgjithmon.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com