Hapma atë derë..! – Ardian Muca
Hapma atë derë..!
Nën tingujt e një serenate.
S’i Romeoja i Shekspirit..!
Tek porta jote me dy kanate.
Pash t’i ndalej fryma fakirit.
*
Çelma moj katile..!
Hapma atë derë.
Shikomë si jam bër zile.
Ndaj bëma këtë nderë.
*
Nuk më solli udha.
Dhe mos më thuaj ikë.
Varëm s’i patkua.
Mbamë tek syri magjik.
*
Eja moj petalndritur.
Dilmë një herë në prag.
Të ta bêj të ditur..!
Për ty vij nga larg..!
*
Kurioz dua të di..?
Shujtën kush ta mbledh..?!
Arom e kulumbri..?
Kofinin n’krah kush e hedh.?!
*
Hapmi ato kanate.
Dilmë o qepariz.
Rreth avllisê sate.
Me laron do gavgis.
*
Postafit në ngelsha.
Brenda nuk do futem.
Po kërkëlliu mentesha..!
Në gjunjë do të lutem..!
Mirembrema e javen e mbare miq,kudo qe Jeni..!Klm familjarisht..!