August 3, 2024

A jemi njerëz? – Astrit Bulla

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

A JEMI NJERËZ ?

E pashë atë lajm, nuk e besoj dot,
m’u ngatërrua edhe gjaku në damarë,
logjika s’arrin, sytë më rrjedhin lot,
në pikën e fundit jemi o shqiptarë….

Kur u prish teatri, më dhembi në shpirt,
u rrah një fëmijë, syve s’u besova,
gjurin mbi fytyrë do harroj një ditë,
dhunën policore mbi fëmijën harrova….

Ky lajmi i fundit nuk përtypet fare,
një palo njeri… A është njeri?
Një tru pa asnjë derë, pa dritare,
ndjenja kafshërore jetojnë tek ai….

Sot në trojet tona një virgjëreshë mungon,
në nëntokë po hapet një varr i ri,
gonxhja që u vyshk paçelur kërkon :
– A jemi vallë njerëz? – M’a thoni, t’a di…

TITI…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com