August 18, 2024

Ti vetë je perëndi – Lumturije Sulejman Drenica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ti vetë je perëndi

Zgjohu o populli im,
Se koha s’po t’pret më,
Çdo ditë pak e nga pak,
Po ju shtinë në var të gjallë.

Hapi syt o popull,
Çire mazkën e zezë.
Se fjala jote është,
Ligj përmbi pushtet.

Ngrihu n’këmbë o popull,
Ç’njerzimin mos duro,
Mallikin përmbi shpinë,
Flake përgjithmonë.

Ju lutem o populli im,
Bijtë e shqipes mëm,
Mos ja lini fajin tjerëve,
Kur vetë jemi fajtorë.

Ngrije zërin popull,
E mos u frikëso,
Vëlla me vëlla bashuar,
Kurrë s’je i ligëzuar.

Në flamur e vatan,
Betohu përgjithmonë,
Se për fatin tënd o popull,
Ti vetë je perëndi!

“Lumturije.S.Drenica”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com