August 3, 2024

Më merr malli i këngës – Riza Çato

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Më merr malli i këngës
(Gurra e Prodanit)

Më merr malli i këngës,
më ngjit lartë në yje,
në qerpikë të hënës,
e ku nuk më shpije.

Më çon në burime,
që ta freskoj zënë,
ku dhe zemra ime,
do të këndojë këngë.

Në lugje,në brinja,
ku rritet tërfili,
ku me këngë u thinja,
me këngë bilbili.

Përmbi ato male,
ku fryn suferina,
as atje s’u ndale,
këndove me trima.

Dhe natën në gjumë,
në buzët e mija,
me dashuri shumë,
u rritëm të dyja.
___________________
Bashkë të dy s’ndahemi kurrë,
je ilaç për të sëmurë.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com