August 11, 2024

Shqiponjë Arbërore – Xhemile Aliu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SHQIPONJË ARBËRORE

Nga do që të fluturosh
Shqiponjë moj krenare
Nji mall shpirti t’përqosh
Atje mbi tokën arbërore

Thuaj thuaj se kam mall
Për fusha e ato shkrepa
nga do që shkoj mbi dhe
Gjithmonë atje rri tretur

Kur lule e parë n‘behar
Fillon natyrën me stolisè
Zemra ime mbushur vaj
Për ato vende të Ilirisë

Për njat gjuhë të nenës
Që e ruaj porsi thesar
Më të ç‘mallem çdo çast
Me të qeshë,edhe çaj

Kur bilbili fillon këngën
Mua m‘dukët si vajtim
Kujtoj kohën në atdhe
Qet pushonte shpirti im

Shqiponjë moj e bekuar
Me rrembeve në këtë natè
Do të bredhja n‘krah tuaja
E t‘largoj të shkretin mall

T‘fluturoj mbi male shkrepa
Lartë lartë atdheut tim
Do më behëj diell jeta
Diellon atje atdheu im

Ti shqiponjë e bekuar
Ma ruaj n‘shpirt idealin
Të lulëzoj toka arbërore
Mall gurbeti stop ndalim

Aty jeta është ndryshe
Dhe dielli ndyshe nxenë
Atje buka ka tjetër shije
Edhe uji shpirtin derfrën

Dhe nuk ka halo halo
Mirë megjesi fillon dita
Sa qel e mshel syt mbremja
Më ketë refren u rrita

Dhe muzgu i mbremjës
Është me shije ,të lartë
Kur qielli merr lartë zjarr
Qeshët shpirti po me zjarr

Shqipe moj shipe mali
Për flamur zoti të fali
Madherove tonin shtat
Kudo në botë fluturon lartë

Dhe sa gjak ndër shekuj
Ujiti ate tokë madheshtore,
Shtoj dhe dashuri e etje
Për ketë tokë arberore

Sa heronjë legjendar
Që benë nam dhe famë
Mbetëm shembull i art
Si atdheun duhët dasht

Ti fluturo kurr mos ndal
Mblidh bijt e bijat nëpër botë
Të m‘ja kthesh tokës arberore
Se pa këta ndihët krej bosh

Mos t‘u tretet rinija
Nëpër rrugë bote pa cak
Kan nji vend të bekuar
Sa të dashur sa të art

05-01-2020
Gjermani

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com