Kitara e vjeter – Suzana Rama
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KITARA E VJETER
Dikur e kisha ngushellim,
e desha, sic desha vete rinine,
endrave ju shkruaja melodine,
i jepja ngjyrat e shpirtit tim.
Tashme varur si coftine,
mbi mur qendron dhe hesht,
kohe ka qe s’ja ndjeva zene,
as ta shoqeroj ngado, me s’behet.
Tashme as gishtat s’e kane ndjesine,
mollzat e zbutura s’kane me kallo,
do ta hedh ndonje dite mbi shpine,
t’i kendoj dashurise qe kam pasur.
E di qe kenga do jete e pervuajtur,
s’do kete te njejtin temp si dikur,
do te luaj mbi telat e perflakur,
do ta shpluhuros ta kem ogur.
Tirane 06 06 2020,
Suzana Rama DV
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com