August 10, 2024

Camëri pengu im – Alisa Sila

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Camëri pengu im

Çamëri
O malli im
Çamëri pengu im
Çamëri tokë e përflakur
Ku dhe gjaku s’të është tharë
Nga plagët e shumta që ke marrë.

Çamëri
Mall i.patretur
Mall kam. sa shumë mall
Të rri nën hijen e ullinjve
Të cliroj shpirtin tim
Peng i marrë që vite larg
Digjet digjet për ty mall

Çamëri ëndërr e patretur
Çamëri e shtrënjta nanë
Për ty shpirti zë e qan

Unë poete nuk jam
Nga malli që për ty kam
Vargjet rrjedhin varg e varg
Dhe radhiten si gjerdan

Mall që nuk shuhet kurrë
Mall për shtëpi e mall për gurë
Atje në tokën ku lind diell
Ku ngroh cdo ditë e hëna del
Atje shpirti më ka ngel

Çamëri
O vëndi im
Si nuk gjen shpirti shërim
Kur s’të shohim dot me sy
Lotë malli na.pikojnë
Për Camërinë të shtrënjtën tonë
Lotë malli që përvëlojnë
Brengë shpirti kurrë se harrojmë
Është vëndi ynë
E shtrenjta jonë

Alisa

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com