August 7, 2024

Duararta… – Musa Dushica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Duararta…

Nëna ime, duararta…
Këmbëlehta, mendjeholla
Nëna ime, zemërzjarta…
Syshkruara, vetullholla !

Nëna ime, e urta
Mes shoqesh, më e mira !
Nëna ime, gojëmbëla, fjalëbuta
Punëtorja, e zgjuara dhe e vyera !

Nëna ime e dashura, e ëmbla ime, nënë !
Shpirtbardha, zemërdlira dhe e drejta…
Dorëlira dhe e shtrenjta, shumë kujtime na ke lënë,
Sa të ëmbla, sa të dhimbsura…të pikëlluara, si vetë jeta !

Jeta, fjala, vepra jote…
Shumë të çmuara ishin, nënë !
Për gjithë njerëzit e kësaj bote,
Emri i nënës, është diell e hënë !

Musa Dushica,
08. Qershor’20.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com