Motres – Suzana Rama
MOSTRES
Sa e keqe eshte perbaltja,
te ben pis, sa te vjen krupe,
kur e paster eshte ndergjegja,
te vjen marre dhe ke turp.
Kush pisllekun ka ne shpirt,
babezine dhe marrezine,
ne batakun e zhytur vete,
te terheq me epersine…
Te frikeson dhe te lendon,
djalli me brire i pabesise,
ndihet bastardi triumfator,
tek te perlyen, te ben pis.
Specie e keqe, felliqesire,
satan i poshter, i peshtire,
endrat ti vret pa meshire,
madje te vjedh femijerine.
Zot, eshte pak ta beshtysh,
pak eshte mishin t’ja besh copa,
mllefin te shfrehesh, ta mallkosh,
vdeksh e mos te mbafte gropa.
C’faj te kishte, vajza e vogel,
qe ja vrave femijerine,
c’borxh te kish more moster,
qe i pervodhe pafajsine.
Shpirti i vogel vetem qan,
syte, nga toka s’i ngre dot,
friken-hije, ja le prane,
pervec traumes qe ka sot.
Ty as dheu nuk te mban,
maskaraji sharlatan,
me vjen turp qe je human,
kancermadh, mos gjetsh derman.
Tirane 09 06 2020
Suzana Rama DV