Çaste lufte – Driton Mulaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
ÇASTE LUFTE
Ai çasti im
rrëfen ca fjalë
të mbush me lotë
të mbush me mallë
Të kthen ndër kohë
ai çast i zi
ajo Pranverë
solli stuhi
Aty u ndanë
nga ajo degë
aty dhe ranë
për të mos vdekë
Aty dy Lule
sot kanë mbi
ca pika loti
u bien përmbi
Ato dy Lule
që kurr s’u thanë
sot i ujit
e shkreta nanë
Driton Mulaj
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com