August 7, 2024

Per ty moter – Suzana Rama

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PER TY MOTER

Pikerisht ne daten dhjete,
te qershorit ora dhjete,
mbas oresh te mundimshme,
linde ti, erdhe ne jete.

Isha e vogel atehere,
s’kisha mbushur pese vjec,
mezi prita qe te shihja,
te te puth e te marr ere.

Me vone ishe kukulla ime,
qe te loz e tund ne shtrat,
nisa te jem mburoja jote,
kur u rrite edhe pak.

Dikur ty tu rriten krahet,
si zogu qe flatrat hap,
fluturim nise me endrat,
per nje kohe goxha te gjate.

Kisha mall sa here qe shkoje,
mezi prisja qe te vish prap,
dashurine shum ma shtoje,
tek ne stacion vije me vrap.

Shkuan vite, shume kan shkuar,
luja ime, petalesh plot arome,
ne kete jete vec me ke gezuar,
duke qene bashke pergjithmone.

Te uroj moterza ime
jete te gjate, plot shendet,
pac perhere vetem gezime,
t’mi kalosh dhe 100 vjet.

Zemer e motres det’ me vale,
prehje gjen tek qeshja jote,
falenderoj zotin qe te kam,
dhe qe jam motra jote….

Tirane 10 06 2020
Suzana Rama DV

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com