Justifikimi – Suzana Rama
JUSTIFIKIMI
Tani dhe pasqyra me mban meri,
kur me sheh syte fryre ne mengjes,
me floket shpupurisur ngjyre gri,
si te mos jem e njejta,ajo qe isha dje.
Ashtu si edhe une, nuk me shikon,
se perpara saj, tani shume pak rri,
qendroj para saj per shume pakez kohe,
aq sa mund ti duhet te kaloje kreheri.
Qendroj me shume kohe, shume rralle,
para pasqyres, te kujdesem, ngadale,
sa te vendos buzekuq e pak laps te zi,
kur me duhet te dal per kafe me shoqeri.
Pasqyre e bukur, xhami qe shndrit
s’jam me si dikur, kur isha me e re,
tani kam vene syze dhe per syte,
dhe gishtat shpesh ngerci i ze.
Ditet bejne te veten, vitet shkuan,
dikur ti ishe pasqyrimi im,
pse me krijohet ideja se me thua,
gjithcka shkruajte, eshte justifikim.
Tirane 10 06 2020
Suzana Rama DV