Ecje nëpër vite – Zymer H. Haliti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
ECJE NËPËR VITE
Vjeshtë e ftohtë 1998
Kur ajo ditë u shfaq
Ishte kohë me shi
Qiellin tek shikonim
Lotët fshinim nga sytë
Duke pyetur vetën
Kur do të kthehemi n’atdhe…!?
Dhe ditët vinin e iknin
Edhe netët e ftohta
Mbushur me ankth e pritje
Sado që larg shihej një rreze drite!
Pranverë e ngrohtë 1999
Dhe ajo ditë erdhi
Më 12 qershor 1999
Duke ia kthyer jetën
Sërish Kosovës nënë.
Sot 21 vite jetojmë në liri
Lot nga gëzimi qetë pikojnë
Por fatkeqsisht nga kjo pandemi
S’po mund të lirë sot të festojmë…!?
Zymer H.Haliti
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com