Turbulencë mendimi – Manushaqe Hoxha Laçi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Turbulencë mendimi.
Vrazhdësia e kohës gërvisht
butësinë e zemrës shkatërron.
Në ditët që shpejt ikin
e në momentin që qëndron.
Dashuria vritet barbarisht
nga pleqëria kurrë nuk vdes.
Zhurma e kujtimeve tinëzisht
rilind dhunshëm çdo mëngjes.
Mbajmë dhimbje mbi kurriz
ditët rënkueshëm frymojnë.
Në burime të mistershme ligësish
ca pika lumturie kërkojmë.
Shpirti njerëzor ka fuqi të pashtershme
energji të pafundme burimore.
Rrugëtimit sfidojmë pengesat
Madhështia ka vlera bashkëkohore.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com