Shqepi vetë – Natasha Limaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
SHQEPI VETË
Rrallë poeti , bën poet,
më rrallë profeti, profet…
Dhe në bëftë , s’bën vaki,
të kaloj’ hijen e tij…
Në ardhur nga linjë poetësh,
akoma më shumë, profetësh…
Mbi Ta… ,mos ” lum’e përrua”
Shqepi vetë rrugët e tua!…
N . L . ( F ) .13 / 06 / 2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com