Ku e ke burrin, moj Linë (motiv popullor) – Hiqmet Mehmetaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KU E KE BURRIN ,MOJ LINË
– motiv popullor –
Ku e ke burrin, moj Linë,
Linë, Linë e shkreta Linë ?!
Apo ka marrë Vërrinë,
e ka lënë vetëm shtëpinë !
Më prano mua të zinë,
kur të vësh në gjumë fëminë,
si firar do vi të rrimë,
gji më gji natën ta gdhimë !
H. Mehmetaj 1975
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com