Tymi i votrës së fikun – Argjend Hasani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
TYMI I VOTRËS SË FIKUN
Sytë e tu plot mallëngjim,
Qajnë mbi gjoksin tim,
Derisa unë po kërkoja,
Dallgët e lumit të tharë,
Fletët e rëna,
Nën borë.
Kujtova për një çast,
Rrotat e nostalgjisë,
Që kishin përshkruar,
Rrugët me kalldërm,
Që unë tani
Nuk po i njihja më.
Shtëpitë ishin kërrusur,
Ishin veshur me petkun e harresës,
Dhe ashtu i trishtuar,
U ktheva,
Tek tymi i votrës së fikur,
Jetën për ta rinuar.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com