Për ty moj më mori malli (Sipas një melodie të bukur Çame) – Eduart Veli
PËR TY MOJ,MË MORI MALLI!
(Sipas një melodie të bukur Çame)
Për ty sot më mori malli,malli moj për ty .
Nuk e di si do vejë halli ,halli moj për ty .
O lule,o moj zemër,lumi unë moj për ty !
Lule,të kam në zemër,lumi unë moj,për ty !
Obobo ç’më dogji malli,për dy sytë e tu.
Kur më hidhje shikimin,më thave më bëre dru!
Sorkadhe,o moj zemër,kthehu prapë këtu.
Manare moj,nazemadhe,do të marr për gru!
U çmënda me një drenushë,i hodha sevdanë.
Të desha,moj zemër,më ike ,çmë bërë hatanë!
Si gjahtar të kam zënë pritë, moj anë më anë.
Për ty moj,më iku gjumi fare,o moj gjeç belanë!
Ohoho,çmë mori malli moj,për leshërat kurorë.
Për atë fytyrën tënde moj,të bardhë si dëborë !
Gjithë naze, gjithë dritë moj,ç’ma bëje me dorë.
Ndriçon ,porsi si yll në qiell moj,si një meteorë!
Më ike moj,pa thënë një fjalë,ike e u bëre erë.
Ktheu moj,se kanë çelë lulet, tani në pranverë !
Kthehu moj,më ka marrë malli për buzët e tua.
Kthehu moj,trëndafile maji,do të marr për grua!
Për zënë tënd,më ka marrë malli,porsi kanarinë.
Si një melodi e bukur moj,luajtur me violinë!
Eja moj, si një zanë mali,ma kthe ti dashurinë.
Eja moj zemër,si një lumë drite,më kujto rininë!
Të shoh moj, zbret nga mali,me sytë e shkruar.
Një jetë të tërë,me mua moj,mben të dashuruar.
Eja,oj zemër,një poezi të re për ty kam shkruar !
Është ditë moj,akoma,dielli nuk ka perënduar !