August 9, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NENE E BIJE

Trendafili dhe ferra,te dy ne nje gardh,
nisen te fjalosen, si shembrat k’te rradhe.
cfare ben ti i tha ferra,teksa po krekosesh,
ben vec disa lule,dhe fle gjithe kohes.

He kush po na folka,u kthye trendafili,
kjo qe ku s’e pret te perthith si kandili.
nuk le me shteg ne brigje,erdhe deri ketu,
lesho rrenje e lastare,gjthe vendin ke shemtu’.

Ku mi ke pare rrenjet,moj kusure madhe,
qe vetem aromen, shperndan neper gardhe
une e kam aromen,po ti me thuaj cfare ke,
me lulet petale vogel,po mburresh nder ne.

Te vogla jane lulet,tha ferra qete- qete,
po me tej vijne frutat,te embla gjithe lezet.
pa mi shiko dhe sythat,ne maje te degeve,
shikoi mire se jane ilac,ju sherbejne njerezve.

Largohu moj ferre,me ler te shijoj diellin,
me aromen dhe petalet,te terheq njerezit.
nuk mundem tha ferra,jemi nje qe te dyja,
une per ty jam nena,dhe ti per mua bija.

U drodh trendafili,heshti pak dhe foli,
c’jane keto fjale,po kjo nga na doli.
ule koken bije,dikush ty te krasiti,
te vuri n’trupin tim,lengu im te rriti.

Meso historine tende,degjoma fjalen mjalte,
as sheh se edhe gjembat,si une i ke ne shtat.
u kthye trendafili,kokulur kete here,
ferres nga gezimi,lotet i ishin prere.

Tirane 14 06 2020
Suzana Rama DV

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com